E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i mishit te kalit Europol mbledh informacione nga vendet e BE

Ouen Paterson ministri britanik për zhvillimin ka deklaruar se ministrat e Bashkimit Europian kanë rënë dakord që të ngarkojnë një agjenci të përbashkët që do të merret me skandalin e përdorimit të mishit të kalit.
"Një ditë më parë, Stefani Lë Fol, ministrja franceze e Agrikulturës dhe unë ramë dakord që Europol do të ishte agjencia e duhur nëse dhe vendet e tjera bien dakord, për të mbledhur informacionet e duhura nga të gjitha vendet e tjera anëtare”
Europol zakonisht merret me krime serioze në kufijtë e vendeve anëtare që kanë të bëjnë dhe me terrorizmin.
Skandali për mishin e kalit fillimisht u bë publik në 15 janar kur kontrolle rutinë të autoriteteve irlandeze zbuluan prezencën e tij në mishin për hamburgera të kompanive vendase dhe britanike. Por tashmë ky skandal ëshët shëprndarë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Të dhënat më të fundit kanë ndezur alarmin për sigurinë e ushqimit në vendet e Bashkimit europian dhe kontrollit që i bëhet atij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›