E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Panariti takoi sot ambasadorin e SHBA-se Arvizu

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, priti sot në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Aleksandër Arvizu.
Lidhur me angazhimin e Shqipërisë në Afganistan në kuadër të NATO-s, Ministri Panariti nënvizoi se qeveria Shqiptare do të vazhdojë të mbetet e angazhuar edhe më tej në dhënien e kontributit e saj në drejtim të proceseve të tranzicionit dhe mbështetjes së Forcës së Sigurisë në Afganistan. Ambasadori Amerikan vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere aktive në Afganistan. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu rreth zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe për zhvillimet në rajon. Ministri Panariti konfirmoi edhe një herë rolin e Qeverisë Shqiptare si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajonin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›