Skandali i ndeshjeve, UEFA vazhdon hetimet
Aranit Muraci
Skandali i shitjeve te ndeshjeve ka bere buje ne te gjithe Evropen dhe ka prekur ne vecanti futbollin shqiptar, pas publikimit te emrave te dy klubeve te Superiores, qe u perfaqesuan gjate edicionit te fundit ne Evrope. Fiksimi i rezultateve te ndeshjeve mblodhi ne nje mbledhje urgjente kreret e UEFA-s, qe pas diskutimeve te shumta dhe vendimeve te para, po negociojne aktualisht me ato federata, vendet e te cilave jane prekur nga fenomeni i trukimit te ndeshjeve. UEFA publikoi mes shtate ekipeve te dyshuara per fiksimin e rezultateve dy klube, Vllaznine dhe Tiranen. Pas hetimeve paraprake dhe hetimit te metejshem qe ka kryer UEFA, jane dhene detaje rreth manipulimi te takimit, ku ka luajtur nje ekip slloven. Shitja e ndeshjeve, qe po hetohet edhe nga UEFA, perfshiu dy klubet tona, ekipin e Tiranes dhe te Vllaznise. Nderkaq, ka pasur te dhena paraprake, pas hetimeve te para qe jane kryer nga UEFA. "Ne baze te prokuroreve, manipulimi ka pasur te dhena te reja", - theksoi nje nga drejtuesit e UEFA-s. Mjeku i nje ekipi slloven raportohet se u ka dhene lojtareve nje lende, qe nuk i lejon ata te tregojne me te miren ne fushe. Lenda quhet "sedative" dhe mjeku e ka perdorur per lojtaret e tij qe te perdorin para ndeshjes. Por me tej, edhe ne hotel futbollisteve te ekipit slloven iu jane dhene medikamente te jashteligjshme, apo nje lloj droge, bashke me ushqimin, e cila realizon cekuilibrimin e tyre ne fushe", - theksoi Beneken. Ne Gjermani skandali po merr gjithmone e me teper, permasa te medha. "Aktualisht ajo qe ka ndodhur, dihet",- shtoi ai me tej. Beneken foli per nje, nga 15 personat e arrestuar ne Gjermani dhe theksoi se prokuroret e Bokumit po hetojne edhe me tej, per perfshirje te tjera ne rrjetin e fiksimit te ndeshjeve te futbollit. Zyra e prokurorise qe ndodhet ne Bokum, e cila eshte e specializuar ne luften kunder krimit te organizuar, po vazhdon hetimet.
Perfitimi
Nje person i identifikuar pas hetimeve te fundit, Deniz C., eshte akuzuar se ka manipuluar nje sere ndeshjesh dhe ka arritur qe te perfitoje nepermjet basteve, nje shume qe shkon ne total deri ne 1.4 milione dollare. Hetuesit po kerkojne qe te mbledhin prova te tjera.
Rrjeti
Rrjeti i basteve eshte i perhapur ne te gjithe boten. Prokuroria nuk ka mundur, qe te identifikoje deri tani persona, qe te kene kryer manipulimin direkt te ndeshjeve. Roterdami mbahet si nje baze e rendesishme, ku nis manipulimi.
Perjashtimi
Ne Gjermani, Ulm, nje klub i Kategorise Inferiore perjashtoi tre lojtare, se dyshohet qe mund te jene perfshire ne fiksimin e ndeshjeve. Pas skandalit te fundit qe ka shperthyer ne kete vend, jane disa klube qe jane perfshire per shitje te ndeshjeve.