E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e gatshme per GJND

Zijadin Gashi

Prishtina zyrtare i ka deponuar deri tash GJND-se dy deklarata me shkrim - e para, ku argumentohet e drejta e Kosoves per te qene shtet i pavarur e sovran, dhe e dyta, ku kundershtohen argumentet e Serbise dhe vendeve te tjera qe mendojne se shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, konfirmoi pjesemarrjen e Kosoves ne seancat degjimore. Por, sipas tij, pavaresisht shume pritjeve, mund te ngjaje qe GJND-ja, ne fund, te mos dale me ndonje mendim keshilledhenes ne lidhje me pavaresine e Kosoves. "I mbetet gjykates qe ne nje afat optimal te dale me qendrim, perkatesisht te dale me nje mendim keshilledhenes, nese fare do ta vleresoje si te domosdoshem qe te jape mendim. Gjithnje duhet ta kemi parasysh edhe mundesine qe gjykata te mos jape mendim fare", tha Hyseni. Nga data 1 deri me 13 dhjetor, Kosova ne njeren ane dhe Serbia - iniciuese e procesit, si dhe vendet qe kane paraqitur interesim per te mbrojtur apo kundershtuar pavaresine e Kosoves, do te paraqesin deshmite e tyre gojore para gjykates. Deshmite ne emer te Kosoves pritet t'i prezantoje i ngarkuari i Kosoves ne kete proces, Majkell Vud. Ministri Skender Hyseni tha se Kosova eshte mire e pergatitur dhe do ta argumentoje fuqishem te drejten e saj dhe te popullit per pavaresi e liri. "Ne jemi te sigurt qe bota, e me kete edhe GJND-ja, do te dije t'i vleresoje te arriturat ne Kosove pas shpalljes se pavaresise, do te dije t'i vleresoje pozitivisht proceset, te cilat Kosova po i kalon shume me sukses. Dhe, nje test i tille i rendesishem ishin zgjedhjet per komunat e Kosoves. Ne kemi besim te paluhatshem ne paanesine e GJND-se", tha Hyseni.

Per dallim nga ministri i Jashtem, deputeti opozitar nga radhet e Aleances Kosova e Re, Ibrahim Gashi, pervec se shprehu pakenaqesi me transparencen e ketij procesi, shprehu edhe dyshime ne lidhje me pergatitjet e Ministrise se Jashtme dhe Kosoves ne pergjithesi per procesin para GJND-se. "Nga ato aktivitete, te cilat une i di qe i ka zhvilluar Ministria e Jashtme, nuk jam shume i sigurt se eshte bere maksimumi, kur kihet parasysh se ne periudhen e fundit nuk kemi ndonje aktivitet te shtuar te Ministrise se Puneve te Jashtme, te kontakteve me shtetet, te cilat do te participojne direkt ose indirekt ne GJND", deklaroi Gashi.

Institucionet e Kosoves ne vazhdimesi kane pritur qe procesi i Hages te rezultoje me nje mendim pozitiv per pavaresine. Bazuar ne deklaratat e disa vendeve se e presin vendimin e Hages para se te vendosin per njohjen e Kosoves, pritjet ne Prishtine kane qene qe pas prillit te vitit te ardhshem, kur mendohet se mund te permbyllet procesi ne GJND, te pasojne njohje te reja te Kosoves ne nje numer me masiv.

Por, se fundmi, ishte edhe Albert Rohan, njeriu i dyte gjate procesit negociator per statusin, ai i cili i paralajmeroi serish kosovaret se mund te ngjaje qe GJND-ja ne Hage te dale me nje mendim te pergjithesuar, i cili do t'i le hapesira interpretimi pozitiv si Kosoves, ashtu edhe Serbise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›