E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i pedofilisë, fëmija: Anglezët abuzonin

Tiranë- Një 12-vjeçar, dikur pjesë e qendrës “Fëmijët e tij” ka pranuar se anglezët kanë abuzuar me të. Ai ka dëshmuar sot nëpërmjet një videokonference se dy britanikët, Robin Arnold dhe Dino Cristodolu, bashkëpunëtorë të David Braun, 56-vjeçarit që drejtonte qendrën kanë ushtruar dhunë mbi të.

Në seancën e sotme, fëmija është mbajtur i fshehur në një dhomë tjetër dhe nuk është përballur me dy abuzuesit e tij. “Na qëllonin me sende të forta”- mësohet të ketë thënë fëmija, që më pas ka nisir të ngashërehet, duke mos mundur të vijojë dot më tej.

Ai ka pranuar se dy britanikët ndonëse nuk janë parë shumë herë në qendër, në kohën e qëndrimit të tyre abuzonin me fëmijët. Në seancat e mëparshme të tjerë të mitur kanë dëshmuar nëpërmjet videokonferencave se janë abuzuar seksualisht nga ai që ata e thërrisnin “Baba David”.

Administratori i qendrës “Fëmijët e tij” u prangos rreth dy vite më parë, pas kontrolleve të bëra në qendër, ku u zbulua se David Braun abuzonte seksualisht me fëmijët. Dy miqtë e Braun, Dino Cristodolu dhe Robin Arnold, të dyshuar për të njëjtat vepra penale, u arrestuan pak muaj më vonë në Londër dhe aktualisht janë ekstraduar në Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›