Korçë, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje
Korçë – Policia Ndërtimore e Bashkisë së Korçës ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kështu, në lagjen 6 ajo ka prishur tetë ndërtime pa leje, prishja e të cilave pritet të kontribuojë në rehabilitimin e sipërfaqeve të gjelbra, si dhe në sipërfaqe për trotuare.
Gjithashtu, prishjes së ndërtimeve pa leje i janë nështruar edhe objektet në afërsi të kolegjit. Vendi që kanë zënë këto ndërtime pa leje do të shërbejë për ndërtimin e tri pallateve për të pastrehët.
Policia Ndërtimore, ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, këtë radhë është ndihmuar edhe nga vetë banorët, të cilët kanë qenë të vetëdijshëm për prishjen e ndërtimeve të tyre dhe nuk kanë krijuar probleme gjatë punës së policisë.
Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim