E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i prostitucionit në SHBA, hetim special

Po shpaloset në Uashington skandali i prostitucionit që përfshiu anëtarët e ekipit të sigurisë të presidentit amerikan Barak, ku një shërbim elitar i zbulimit po kryen një hetim të urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Shërbimit të Zbulimit të Obamës thuhet se janë shoqëruar me rreth 20 prostituta në një hotel në Kartagjenë të Kolumbisë, derisa po përgatitnin vizitën e Obamës në samitin e Amerikave.

Agjentët janë liruar nga detyra dhe janë dërguar në shtëpi dhe tash po hetohen për sjellje të keqe.

Zyrtarët e SHBA-së dhe të Kolumbisë po përpiqen që të zbulojnë femrat me qëllim të intervistimit të tyre për të parë se çka kanë mundur t`iu thonë agjentët për aranzhimet e sigurisë së Obamës.

Obama ka kërkuar hetim të plotë, ndërsa Kongresi ka kërkuar seancë dëgjimore në lidhje me skandalin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›