Opozita braktis seancën, injoron fjalimin e Thaçit

Deputetët e opozitës e kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas nisjes së fjalimit të kryeministrit Hashim Thaçi. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi kur ka dashur t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, asnjë nga deputetët e partive opozitare nuk ka dashur të qëndrojë në sallë dhe të dëgjojë fjalimin e tij.
Kryeministri Thaçi ka thënë se ka pasur disa pyetjet për dy partitë opozitare, por pasi që nuk janë prezent në sallë do të ju adresoj ndonjëherë tjetër.
"Integriteti territorial është i pandashëm. Ne do të ndërtojmë Kosovën tonë demokratike, ndërsa veriun do ta zgjidhim vetë. Natyrisht se kisha disa pyetje të grupeve parlamentare të opozitës por ato pyetje do t’i ruaj. Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme për të gjithë", ka thënë Thaçi.
Ai ka siguruar deputetët dhe gjithë qytetarët se pavarësia dhe integriteti i Kosovës është i përjetshëm.
Ai ka thënë se disa nuk mund të flasin për vizitën në SHBA, pasi që nuk mund të hyjnë fare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.