Skandali me pikturat, Shima: Masa për mbrojtjen e tyre

Zhdukja e piktura në galerinë e arteve në Korçë ka alarmuar edhe institucionet e tjera të artit pamor në vend.
Edhe galleria e arteve në Tiranë nuk ka mbetur jashtë këtij shqetësimi edhe pse drejtori Rubens Shima garanton autorët e veprave se i kanë në duar të sigurta.
Në galerinë e arteve në Tiranë janë të përqëndruara vepra të autorëve të njohur shqiptar por edhe vepra të cilat janë trashëguar ndër shekuj dhe që përbëjnë bazën e trashëgimisë së këtij arti në vendin tonë.
Galeria e arteve është e ndarë në 6 pavione duke mbartur në të plot 120 vjet të historisë së pikturës dhe skulpturës.