Vlorë, policia merr masa për mjetet lundruese dhe zhurmat

Drejtoria Rajonalë për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë në bashkëpunim me Repartin e Delta Forcë dhe Shërbimet të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë në zbatim të planit të masave për sezonin turistik në fshatin Dhërmi Kanë ushtruar kontrolle për të gjitha mjetet lundruese si dhe për ndotjen akustike.
Kështu policia gjatë këtyre kontrolleve janë marrë masa administrative dhe janë sekuestruar disa (motora deti )prej tyre pasi nuk dispononin dokumentacion e nevojshëm ligjor si dhe nuk respektonin normat e sigurisë për pushuesit duke u shkaktuar shqetësime.
Gjithashtu policia thekson se për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore që normojnë krijimin e muzikës më volum të lartë nga lokalet dhe diskot gjatë ditëve të fundit në bashkëpunim edhe me agjensi të tjera ligjzbatuese janë monitoruar të gjitha diskot dhe lokalet.
Sipas policisë në disa raste kur nuk janë respektuar normat dhe oraret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore janë kryer veprime procedurale duke sekuestruar aparaturat e krijimit të muzikës dhe gjitha procedurat e tjera ligjore.
Ndërkohë policia e Vlorës bëjnë thirrje për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë normat e dhe rregullat e lundrimit në të kundërt do të kryehen të gjitha procedurat ligjore me masa administrative deri në sekuestrimin e mjeteve të lundrimit për kundërvajtësit.
Gjithashtu policia bën apel për të gjithë administratorët e Lokaleve dhe Diskove që të respektojnë oraret dhe normat e përcaktuar nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në të kundërt do të kryhen të gjitha procedurat ligjore dhe referimin e materialeve procedurale në Prokurori.