E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali nisin lirimet per Gerdecin

Lirohet Minxholli drejtori i fabrikes se Gerdecit gati lirimet e Delijorgjit Pinarit dhe Ngjecit. Qe prej tetorit vijon taktika e vonesave per te mundesuar skadimin e afateve ligjore. 26 u vrane 300 u plagosen


TIRAN- Kur kane kaluar 23 muaj nga dita kur Prokuroria e Pergjithshme ka mbyllur hetimet dhe ka dorezuar dosjen per gjykim ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit te akuzuar direkt dhe indirekt per shperthimin e fabrikes se demontimit te municioneve qe solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 te tjereve Gjykata e Larte vendosi lirimin nga burgu te te pandehurit Dritan Minxholli.


Ky vendim i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte erdhi pas rekursit te bere nga mbrojtesi ligjor i te pandehurit avokat Arben Prifti i cili kerkoi zevendesimin e mases se sigurise ndaj klientit te tij per faktin se prej 89 ditesh ka mbaruar afati 12 mujor i qendrimit ne qelin e paraburgimit pa nje vendim fajesie apo pafajesie.


Kolegji Penal i Gjykates se Larte me relator gjyqtarin Andi eliku pasi mori ne shqyrtim rekursin e avokatit mbrojtes dhe te pandehurit Dritan Minxholli konstatoi se kane mbaruar afatet e paraburgimit prej 12 muaj te qendrimit nen masen e sigurise arrest me burg pa nje vendim fajesie apo pafajesie ndaj tij.


Per kete fakt i pandehuri Minxholli ka plotesuar afatin 12 mujor te paraburgimit dhe urdherohet lirimi i tij i menjehershem nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale- thuhet ne vendimin e shkurtimit te firmosur nga pese gjyqtaret e kesaj gjykate.


Ky vendim solli lirimin e Minxhollit dje pasdite ne ora 1930 minuta nga ambientet e paraburgimit Jordan Misja 313. Efektive policie e derguan ne banesen e tij.


Sipas ketij vendimi te lirimit numerimi i afatit 12 mujor te paraburgimit ka nisur qe nga momenti qe Prokuroria e Pergjithshme ka mbyll hetimet dhe e ka dorezuar dosjen penale prane Gjykates se Larte per gjykim konkretisht ne fillim te muajt mars 2009.


Qe nga ajo dite sipas arsyetimit te vendimit kane kaluar 23 muaj dhe ende nuk ka nje vendim ndaj te pandehurve te tragjedise se Gerdecit per cka i pandehuri Minxholli duhet te lirohet nen masen e sigurise arrest shtepie.


Gjate kesaj kohe procesi gjyqesor eshte zvarritur dhe vazhdon te zvarritet nga avokatet mbrojtes. I pandehuri ka mbushur afatin 12 mujor te qendrimit ne qeli. Lirimi i Minxhollit i hap driten jeshile edhe te pandehurve te tjere te kesaj dosje qe ndodhen te arrestuar shtetasve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci.


Pritet qe brenda pak diteve bazuar edhe ne vendimin e Gjykates se Larte te lirimit te Minxhollit tre te pandehurit e tjere te lirohen nga qelia per tu izoluar nen masen e sigurise arrest shtepie deri ne perfundim te gjykimit.


Te kater te pandehurit e arrestuar prej tetorit te vitit te kaluar i jane drejtuar treshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado qe po gjykon ceshtjen duke i kerkuar ndryshimin e mases se sigurise dhe lirimin e te pandehurve. Por treshja gjykuese kete kerkese e ka rrezuar per te disaten here dhe mbrojtesit i jane drejtuar me pas Gjykates se Larte e cila vendosi pranimin e kerkeses se tyre dhe lirimin te pandehurit Minxholli.


Ne seancen e kaluar te procesit te tragjedise se Gerdecit avokatet Maks Haxhia njeherazi qe mbane postin e kryetarit te Dhomes Kombetar te Avokatise e avokatja Elira Kokona qe mbrojne interesat e te pandehurve Mihal Delijorgji Juliana Margariti dhe personit juridik ne kompanine Albademil dhane doreheqje. Kjo ka sjelle rishtyrjen e seances gjyqesore zvarritje qe vazhdon prej tetorit.


Te pandehurit Mihal Delijorgji Ylli Pinari Dritan Mixholli dhe Sokol Ngjeci akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person dhe vepra te tjera penale.


Jane arrestuar pas shperthimit ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec ku 26 persona gjeten vdekjen 300 u plagosen dhe pati miliarda leke deme materiale. Shperthimi i fabrikes ndodhi ne ora 1200 te dates 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec komuna Vore ku ndodhej ish-reparti i tankeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›