Mjekesia Ligjore humb per 5 ore epruveten e gjakut te viktimes Myrtaj

Gazetaret e Kosoves
Kryesia e Unionit te Gazetareve te Kosoves ne nje deklarate te firmosur nga Muhamet Jahiri kryetar shkruan Unioni i Gazetareve te Kosoves UGK eshte i shqetesuar me kercenimin e lirise se shprehjes qe po i behet koheve te fundit disa gazetareve te mediave ne Shqiperi. Urdhri i Komisionit Parlamentar Hetimor per kontrollimin e bisedave telefonike te gazetareve eshte shkelje e drejtperdrejte e lirise se shprehjes dhe kercenim i demokracise ne Shqiperi. UGK i bene thirrje Komisionit Parlamentar Hetimor qe menjehere ta terheq kete urdher per kontrollin e bisedave te punonjesve te mediave dhe njekohesisht te mos i pengoj ne realizimin e punes se tyre profesionale
Komiteti i Helsinkit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit permes nje deklarate ka bere me dije se kerkesa e Komisionit Hetimor per marrjen e tabulateve te gazetareve eshte e papranueshme.
Nuk mund te rrime pa u shprehur ne lidhje me faktin se ky komision hetimor ka kerkuar nga shoqerite tregtare perkatese ti dorezojne tabulatet e bisedave telefonike te gazetareve. KSHH thekson se nje kerkese e tille eshte krejt e papranueshme pasi cenon lirine e medias dhe te drejten e shtetasve per tu informuar. Konfidencialiteti dhe mbrojtja e burimeve te informacionit per gazetaret jane kusht per garantimin e lirise se shtypit thuhet ne deklaraten e KSHH.
shte dashur qe prokurori tu kujtoje pergjegjesine penale per te dorezuar proven
TIRAN- Grupin hetimor te prokurorise se kryeqytetit qe po heton demonstraten e 21 janarit sic duket nuk po e pengon vetem Policia me mos zbatimin e urdher-ndalimeve per gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes por edhe Instituti i Mjekesise Ligjore. Eksperteve te ketij institucioni iu deshen dje gati pese ore kohe per te gjetur epruveten enen e qelqit me gjakun e viktimes se trete te demonstratave te 21 janarit shtetasit Faik Myrtaj dhe me pas tia dorezonin hetuesve te ceshtjes.
Keta te fundit me vendim te prokurorit kane shkuar paraditen e djeshme prane Institutit te Mjekesise Ligjore per te marre ne dorezim epruveten me mostren e gjakut te viktimes Myrtaj.
Gjaku ishte marre dhe ruajtur po nga ekspertet e ketij institucioni ne nje epruvete te vecante te shoqeruar me procesverbalin perkates ku jane perpiluar te dhenat e epruvetes dhe detaje te tjera. Ky procesverbal ishte sekuestruar nje dite pas ngjarjes nga prokuroria.
Por ne menyre te habitshme diten e djeshme kur hetuesit kerkuan kete epruvete me gjak per ta derguar ne laboratorin e Policise Shkencore prane ministrise se Brendshme per te kryer ADN-ne ekspertet e Mjekesise-Ligjore mohuan fillimisht qe kishin nje gje te tille.
Edhe pse me procesverbal ne dore ku disa nga ekspertet e ketij institucioni kishin nenshkruar dhe perpiluar marrjen e gjakut nga viktima per ADN-ne ekspertet e Mjekesise-Ligjore e mohuan se ne institucionin e tyre ndodhej nje epruvete e tille.
Te ndodhur ne keto kushte nje nga prokuroret e ceshtjes ka kontaktuar me ane te telefonit me drejtuesin e institucionit te Institutit te Mjekesise Ligjore duke e paralajmeruar per pergjegjesi penale per humbjen e kesaj prove me rendesi per hetimin.
Pas kesaj telefonate dhe pas gati nje ore kerkim ekspertet e institucionit te Mjekesise Ligjore ia kane dorezuar hetuesve epruveten me gjak duke u justifikuar se ndodhej ne frigorifer por qe nuk ishte pare gjate kontrollit pasi perpara saj ndodhej nje objekt tjeter- thuhet nga burimet prane Prokurorise se Pergjithshme dhe institucionit te Mjekesise Ligjore.
Hetuesit e ceshtjes pasi kane marr kete prove materiale e kane dorezuar ate per ekspertim krahasues dhe kryerjen e ADN-se ne laboratorin e Policise Shkencore qe ndodhet prane ministrise se Brendshme per te saktesuar shkencerisht edhe vendin ku mendohet se eshte vrare Faik Myrtaj.
Deri me tani dyshohet se vrasja e tij ka ndodhur pak metra para trotuarit te dy kullave binjake perball portes hyrese te kryeministrise dhe afer institucionit te Gjykates Kushtetuese.
Prokurori amerikan vijon njohjen me provat
Per gati 4 ore ne prokurorine e Tiranes gjate dites se djeshme ka qendruar prokurori amerikan Majk Kein duke u njohur me provat e siguruara deri me tani nga grupi hetimor. I shoqeruar me prokurorin amerikan mesohet se ka qene edhe njeri nga ekspertet e Byrose Federale te Hetimit FBI-se te cilet kane keshilluar prokuroret e ceshtjes per strategjine e hetimit te metejshem.
Gjithashtu gjate dites se djeshme prokurori amerikan ka sugjeruar hetuesit e ceshtjes te fokusohen ne mbledhjen dhe sigurimin e provave shkencore per te filluar me pas me mbledhjen e deshmive te deshmitareve te ndryshem qe kane dijeni per demonstraten e 21 janarit.