E Martë, 3 Nëntor 2026

Skandali te Onkologjiku, Braçe: Çnjerëzore, ky akt nuk duhet të përsëritet më

Deputeti socialist Erion Braçe e ka konsideruar çnjerëzor skandalin te Spitali Onkologjik. Braçe deklaroi se akti i mjekëve tregoi se sistemi i referimit, i pranimit në spital, i planifikimit, i listës pritëse, i tarifës publike, i kontrollit të kostove buxhetore për çdo të sëmurë, i kontrollit dhe transparenca e tyre, nuk kanë funksionuar.

“ÇNJEREZORE!! ÇNJEREZOR! AJO QE KA NDODHUR ME NJE GRUSHT MJEKESH NE KLINIKEN ONKOLOGJIKE ESHTE E TILLE-ÇNJEREZORE; Ata vete jane deshmuar te tille! Dua qe te jene vec ai grusht, te mos kete funksionuar ajo shprehja “sheh rrushi rrushin e piqet” per keq, ne Maldive!

Shikoni, te besh populistin ne nje ngjarje si kjo eshte e thjeshte, merr gjithe vleresimin e dashurine e njerezve; Por eshte po aq cnjerezore sa akti i atij grushti mjekesh kunder njerezve ne nevoje mjekesore, familjareve te tyre.

NDAJ DUHET TE JEMI TE DREJTE, RACIONALE QE KJO TE MOS PERSERITET ME!

Cfare ka ndodhur e qe eshte ne drite te diellit me ne fund, e pastimuluar nga organet ligjzbatuese-thjesht e dokumentuar prej tyre, eshte komunikim mes mjekesh dhe sistem i krijuar prej tyre; i paligjshem dhe vetem mes tyre;

Kete nxorren hetimet! Minister, zv minister etj nuk hyjne ne kete akt, nuk jane perfshire ne kete sistem”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook, teksa ka the një thirrje “per shefen e asaj KLINIKE, MENDOHU, VLERESO, MERR PERGJEGJESI DHE LARGOHU NGA DREJTIMI!”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›