Skandali, trafik municionesh në Gërdec
Çmontimi i municioneve në Gërdec, për të mbuluar tregtinë ilegale të fishekëve. Të gjitha dëshmitë e punëtorëve
Punëtorët: Paketonim fishekë në arka të vogla. Trailera me targa të huaja i merrnin në mbrëmje Djaloshi që nuk i ka mbushur të 14-at, Arif Celami, nuk është i vetmi minoren që ka punuar në fabrikën e Gërdecit. Nga të gjitha dëshmitë e siguruara, nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë një dyzinë fëmijësh që shfrytëzoheshinnë fabrikën që mbolli vdekjen në fshatin 10 kilometra larg Tiranës. Por shfrytëzimi i minorenëve dhe mungesa e kushteve të sigurisë është vetëm maja e "ajzbergut" në aktivitetin e fabrikës. Paketimi dhe eksporti i fishekëve duket se ka qenë misioni primar i kompanisë së Mihal Delijorgjit. "Shekulli" ka mbledhur gjatë këtyre ditëve dhjetëra dëshmi të punëtorëve të fabrikës, nga të cilat mësojmë se një proces shumë i rëndësishëm, por disi i fshehtë në fabrikë ka qenë paketimi i arkave me fishekë, të ngarkoheshin në kamionë me targa të huaja mbrëmjeve dhe i drejtoheshin portit të Durrësit. Mëngjeseve, mbi 50 makina të ushtrisë kalonin përmes Gërdecit dhe shkarkonin municion në fabrikë, ndërsa mbrëmjeve, kamionë të tjerë të mëdhenj me ngjyrë të bardhë dhe me targa të huaja i çonin ngarkesat nëdestinacionin e duhur. Punëtorët thonë se Durrësi ka qenë pika e zbarkimit të trailerave, por nuk përjashtohej as Tirana, apo një pikë afër Fushë- Krujës."Na thoshin se kamionët trasportonin barut apo edhe gëzhoja, por ne paketonim fishekë në arka të lehta, të cilat stivoseshin në fabrikë",-thonë punëtorët.Në fabrikën e Gërdecit paketoheshin fishekë, të cilët i drejtoheshin portit të Durrësit. Bukurie Aliaj: Paketonim 270 arka me fishekë në ditë TIRANË- Bukurie Aliaj, një nga gratë e mbijetuara për shpërthimet e së shtunës rrëfen për "Shekullin" se puna e saj në fabrikën e Gërdecit nuk ishte çmontimi i predhave, por paketimi i fishekëve. Thotë se ka parë vdekjen me sy, gra që humbisnin gjymtyrët dhenjerëz që merrnin arratinë nga predhat që binin si shi mbi fshat.Bukuria pohon kushtet e vështira në fabrikë, ku punohej si në mesjetë dhe aktivitetin që zhvillohej ilegalisht, për sistemimin dhe paketimin e fishekëve.
Bukurie, ku keni qenë ju kur ka ndodhur shpërthimi?Atë ditë kemi parë tmerr me sy. Shpërthimi disa herë na ka hedhur mbi 100 metrapërtokë dhe më ka ruajtur zoti që jam gjallë. Kam parë gra, fëmijë dhe plaka që ecninme vrap për të gjetur një strehë për të futur kokën. Gjithkund dëgjoheshin vetëm ulërima. Pleqtë mbetën prapa, nën predhat që binin si shi. Të gjithë u munduam të ndihmojmë njëri –tjetrin. Kam parë një grua që predha e hodhi përmbys dhe nuk e di nëse ka shpëtuar. Ndërsa një vajzë rreth të 18-taveka humbur dorën. Edhe pse e mbuluar nga gjaku, sërish vraponte. Në atë moment, njerëzit kanë braktisur shtëpitë dhe kanë marrë rrugën për në tunele apo edhe bunkerë. Pas nja 10 minutash ndodhi dhe shpërthimi më i madh, që përflaku gjithë zonën. Pas kësaj, i gjithë fshati u bombardua nga predhat, sikur po zhvillohej një luftë. Ju keni punuar në fabrikë?Po. Para 6 muajsh kam punuar aty, por e lashë sepse puna ishte shumë e lodhshme, pothuajse e papërballueshme. Unë kam punuar, kur në fabrikë bëhej çmontimi i fishekëve 12. 7 mm. Më pas e lashë dhe pse shkova aty për bukën e gojës. Fabrikaishte e vetmja mënyrë e punësimit dhe pothuajse i gjithë fshati ka punuar në këtë fabrikë. Cila ishte puna që ju kryenit?Unë hapja arka me fishekë,i zbrazja në tokë. Më pas i hiqja nga letra dhe i vendosnim sërish në arka. Më pas i dërgonim në depo, ku ishin edhe makineritë. Kishte dy të tilla në depo. Punonim me normëdhe nuk dilnim që aty pa e përfunduar. Grupi ishte mekatër vetadhe duhet të bënim270 arka me fishekë në ditë . Keni qënë të siguruar?
Ku bëhej fjalë përt'u siguruar. Punonim nga mëngjesi në darkë për 12 mijë lekë në muaj.Kur nuk ke mundësi tjetër edhe këtë punë do ta bësh nga halli. Të gjithë aty ishin për bukën e gojës.Kush ju mori në punë?Mjaftoje të shkoje aty dhe të merrnin në punë. Unë kam shkuar aty dhe ishte një person që vetëm na shënonte emrat. Kushdo që shkonte për të kërkuar punë, merrej. Mjafton të kishte fuqi për të punuar. Në kohën që kam qenë unë ishin mbi 150 veta që punonin në turn, ndërkohë që fabrika punonte në tre turne Elion Kurti: Ngarkoja arka fishekësh në trailera TIRANË- Elion Kurti, një tjetër punonjës i fabrikës së vdekjes rrëfen aktivitetin e vërtetë në Gërdec. Kur ke filluar punë?Kam punuar tre muaj, edhe nëkohën kur punohej me fishekë.Çfarë detyre kishit?Detyra ime ishte në pirun. Ngarkoja arka fishekësh.Sa arka ngarkoje në ditë?Pa numër. Nuk e di sesa.Dhe i ku vendosje?Në trailera.Çfarë trailerash ishin?
Ishintrailera privatë dhe me targa të huaja. Mesa kam vënë re unë, kishin targa angleze.Sa kamionë ngarkoheshin në ditë?Një trailer në ditë.I gjithë kamioni ngarkohej me fishekë?Shumica po. Sa arka ngarkoheshin?Shumë, por kush i numëronte.Çfarë drejtimi merrninin trailerët?Për në Durrës, me aq sa unë di.Një kamion, sa arka merrte?Ndodhte që i vendosnin edhe në thasëdhe një trailer merrte24 thasë dhe një prejthasëve peshonte rreth 3 kv.Ndërsa një thes merrte 17 arka me fishekë.A ishit të siguruar?
Jo. Ne punonim me një rrogë prej 120 mijë lekësh nëmuaj dhe kjo vetëm nga halli.
Mersin Kurti: Në ditë vinin 50 makina me municion Sa kohë keni që keni punuar në fabrikë?Që kur është hapur reparti,në nëntor të vitit 2006.Çfarë pune bëje?Ngarkim dhe shkarkimarkash me municione.Sa makina vinin në ditë për t'u shkarkuar?Rreth 50 makiname municion.Sa ngarkoheshin?Traileratngarkoheshin me arkadhe në to kishte barut dhe gëzhoja. Po kështu, kishte edhe diegore në to.Po fishekë keni ngarkuar?
Po, edhe fishekë kemi ngarkuar.
Sa arka mund të keshë ngarkuar ti?Nuk mbahet mend sa kam punuar.Sa grupe pune ishin?
Rreth 40 grupe. Madje unë ka qenë në punë, kur ka ndodhur tragjedia. Ka qenë ora 12 pa 5, ku ka nisur flaka e parë dhe ne po hanin bukë. Kemi parë flakën dhe që nga ky moment nuk kemi parë asgjë. Në atë moment kanë qenë në fabrikë rreth 120 vetë.Keni qenë i siguruar?Jo. Dhe kemi punuar me 120 mijë lekë në muaj.
Enver Aliu:Trailera me targa të huaja për fishekët Kur keni filluar punë në fabrikën e Gërdecit?Që në fillim dhe kam punuar një javë. Por duke parë kushtet e punës,ika sepse nuk kishteasnjë masë sigurie, madje çmontimin earmëve e bënin fëmijët që nga mosha12 vjeç e lart.Çfarë paketonit?Fishekët dhe barutin.A kishte fishekë të paketuar në kuti të tjera?Po, kishte pa hesap.Kutitë me fishekë si vinin?Vinin me arka të mëdhadhe të vjetra. Që aty në fushë, i nxirrnin grupe të mëdha punëtorësh, duke i vendosur në arka të tjera, më të vogla, që ishin prej druri. Sa peshonte një arkë?Peshonte mbi 35 kile.Po pastaj çfarë bëhej me fishekët?Paketoheshinnë arka kartoni dhe druri.
Sa peshonte kjo kuti?
Peshonte rreth 15 kile.
Këto pako të reja ku futeshin?
Futeshin në depo.
Po ç'bëhej më pas me këto arka me fishekë?
Transportoheshin me makina private,ishin trailera me targa të huaja.Trasporti i tyre bëhej zakonisht pasditeve.
Cili ishte drejtimi i këtyre trailerave?
Për në Durrës. Ishin trailera privatë që i ngarkonin punëtorët.
Sa makina në ditë ngarkoheshin?
Si të them, varej nga ditët. Sapo mbushej makina, nisej.
Traileri sa arka merrte?
Si të them, 700-800 arka të paketuara.
A ishit i siguruar?
Jo, as që bëhej fjalë.
Kur ishit ju në punë, sa punëtorë kishte?
Mbi 200 punëtorë dhe askush nuk ishte i siguruar.
Mirush Koçi:
"Makinat ngarkoheshin vetëm pasdite"
Sa kohë keni punuar në fabrikë?
Punova 40 ditë dhe nuk e pashë të arsyeshme të vazhdoja më.Kjo për shkak të kushteve. Nuk kishte asnjë lloj siguracioni.
Çfarë pune bëje ti?
Unë punoja në makineri. Çmontoja fishekë.
Sa ishte sasia e fishekëve që ju çmontonit?
Unë kam qenëtek makineritë e vogla dhe ne bënim150 kg barut për 8 orë.
A kishte sasi të mëdha arkash me fishekë që ju nuk arrinit t'i çmontonit?
Sigurisht dhe kjo as që bëhej fjalë.
Sa mund të ishin?
Ishte i pallogaritshëm numri. Sepse çdo kohë vinin dhe shkarkoheshin me municion.
A ngarkoheshin makina me arka të vogla me fishekë?
Po dhe këto vinin t'i merrnin firma të huaja.
Çfarë tip makinash vinin?
Makina tip maune.Ngarkoheshin çdo ditë makina, por gjithmonë mbasdite.
Sepseprisnin që gjatë ditëstë bëhej municioni.
Kush i ngarkonte maunet?
Ishte një grup më vete që punonte për këtë punë. Për ngarkim -shkarkimin ishin punëtorët apostafat dhe nuk merreshin me punë të tjera përveç fishekëve.
Ku shkonin makinat?
Një sasi nisej për Tiranë dhe një sasi tjetër shkonte drejt Durrësit.
Sa makina ngarkoheshin?
5 -6 makinaçdo pasdite.
Me çfarë ngarkoheshin makinat?
Fishekë të çdo lloj kalibri, madje me kalibër 125
Një arkë, sa fishekë mbante brenda?
45- 71 kile.
A ishe i siguruar.
Jo
Klodi Prini
"Makinat me fishekë shkonin drejt Durrësit"
Sa kohë kepunuar në fabrikë?
4 muaj, gjatë periudhës së verës. Asaj kohe ka qenë puna me municion të lehtë.
Çfarë pune bëje ti?
Unëpunoja në makinerinë e çmontimit të fishekëve.
Sa ishte sasia emunicioneve që vinte në ditë?
Ishin50 makina ushtarake, që vinin çdo ditë. Një makinë kishte 200 arka . Një arkë kishte 100 fishekë. Më pas i fusnin brenda në fabrikë, ku edhe duhet të çmontoheshin nëmakineri të posaçme për këtë punë.
Kur vinin makinat çfarëbëhej?
Ishinpunëtorët që i hapnin arkat e mëdha apo dhe hekuri dhe kjo punë bëhej me dorë.
A ngarkoheshin makina pasdite?
Ne e dinim qëbëhej ngarkim baruti,se sasia ishte e madhe.
Po sa arka mbante një makinë?
180-200 arka të mëdha.
Sa veta punonit në makineri?
Dy, një para dhe një prapa makinës.
Kjo makinë përballonte të gjithë punën e municioneve që vinte nga 50-60 makina të ushtrisë.
Në një turn bëhej përpunimi i 500 arkave.
A mbetej sasi tjetër fishekëshqë nuk përpunohej?
Ngelte, por zakonisht kur isha unë perpiqeshin që në darkë të mos mbetej asgjë për të nesermen. Të gjitha ngarkoheshin nëpër makina.
Dhe ku shkonin?
Te gjitha shkonin për në Durrës?
Sa makina ngarkonin?
5- 6 makina që ngarkoheshin me barut, gëzhoja dhe me arka fishekësh.
Hane Hakaj " Arkat me fishekë mbaheshin në fabrikë"
Sa kohë keni punuar në fabrikë?
Kam punuar kohët e verës, katër muaj. Tani që ndodhi gjëma kisha një muaj që kishafilluar sërish.
Çfarë pune bënitkohët e verës?
Hapnim fishekë. Burrat i hapnin me leva, sepse ishin në kuti hekuri, ndërsa ne, gratë i merrnim, i pastronim dhe i hidhnim nëpër arka druri. Më pas i merrnim dhe i vendosnim në fabrikë me karrocë.
Sa makina vinin?
Mbi 50 makina ushtarakeqë sillninçdo ditë.
Po pasdite a ngarkoheshin makina?
Po, ato ishin makina privatetë mëdha. Ne na thoshnin që ishin makina që ngarkoheshin me barut.
Sa makina ngarkoheshin në ditë?
Ngarkoheshin 2 deri në 4 makina.
Çfarë makinash ishin ?
Ishin të bardha, tip maunesh.
Po fishekëtku i vendosnin?
Kryesisht ishin arka druri dhe me të njëjtat arka ngarkoheshin.
Blerim Sinani
"Në fshat kalonin
50 makina në ditë"
Keni punuar në fabrikë?
Jo. Por kam patur shtëpinë më afër fabrikës, që është shkretuar krejtësisht.
E shikonit çfarë bëhej në fabrikë?
Po. Punohej si në kovaçane dhe papushim kalonin vetëm makina.
Sa makina kalonin ditë?
Kishte rreth 50 në ditë. Ngarkoheshin dhe shkarkoheshin çdo ditë.
Roza Nexha
"Pastronim fishekët
dhe i fusnim në arka druri"
Kenipunuar në fabrikë?
Po në korrik, për 50 ditë. Atë kohë punohej me fishek të vogël. Kam qenë unëme dy vëllezërit dhe motra. Pas kësaj kohë na ka hequr vëllai nga puna, semori flakë baruti dhe ai nuk e quante vend të sigurt për të punuar.
Çfarë pune bëje?
Unë punoja në procesin e pastrimit të fishekëve. Vinte arka e fishekëve, i hapnin burrat dhe ne gratëi pastronim me dorë. Kishte letra dhe ne i ndanim nga letrat.
Samakina vinin në ditë ?
Mbi 40 makina.
Po si i paketonit?
Po ne, si grup kishim për t'i hapur dhe pastruar dhe i vendosnin në arka më të vogla prej kartoni dhe druri.
Sa ishte norma që ju bënit?
Ishte 150 arkatë mëdha. Fishekët ishin me letra brenda dhe ne duhej t'i hiqnim që aty dhe i vendosnim në arka druri dhe e çonin në fabrikë.
Pastaj ku shkonin këto arka?
Di që vinin kamiona dhe ngarkoheshin aty. Po ata vinin pasi mbaronim ne punë.Por ne nuk dinim gjë. Dhe ngarkimet ishin pa orar.