E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa e Gërdecit, deri tani 18 të vdekur

 
Familjarët protestojnë përpara kryeministrisë për identifikimin e viktimave. Deri tani në morg gjenden 5 trupa pa emërUshtria ka nxjerrë dje një tjetër trup nga rrënojat e zonës së shkatërruar nga shpërthimi i predhave
TIRANË- Çdo ditë që kalon tragjedia e rëndë e fshatit Gërdec zbulon edhe më shumë trupa njerëzish të karbonizuar nga shpërthim i tmerrshëm. Forcat e ushtrisë dhe policisë kanë nxjerrë dje një trup të pa jetë nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Ndërkohë një tjetër ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë. Identifikimi i këtyre viktimave ka qenë pothuajse i pamundur dhe ato i janë shtuar listës që ndodhet në morgun e Tiranës. Në total numri i viktimave nga kjo tragjedi ka arritur në 18 të vdekur. Ndërkohë një numër personash rezultojnë ende të humbur dhe çdo minutë që kalon pakësohen edhe shpresat e të afërmve që ata të gjenden të gjallë. Po dje paradite familjarët e viktimave kanë protestuar përpara kryeministrisë. Disa prej tyre ankohen se edhe pse morgu ka publikuar emrat, ata nuk janë në gjendje që të kryejnë identifikimin pasi kufomat janë të karbonizuara. Të tjerë kanë protestuar për vonesat e shtetit për të identifikuar të gjitha viktimat si dhe për të zhdukurit. Protesta ka zgjatur për disa minuta dhe të afërmve u është thënë se identifikimi i viktimave mund të zgjasë edhe disa ditë. Kjo për faktin që ata janë të paidentifikueshëm me sy të lirë e për këtë gjë nevojitet analiza e ADN-së. Kjo vonon disa ditë në rastet e djegieve. IdentifikimiIdentifikohen dy prej katër kufomave që u gjetën nga ekipet e kërkim-shpëtimit gjatë 24 orëve të fundit nën gërmadhat e fabrikës në fshatin Gërdec të Vlorës. Familjarët e personave të zhdukur janë paraqitur ditën e djeshme në morgun e spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë për të verifikuar nëse katër kufomat pa identitet u përkisnin familjarëve të tyre. Mësohet se vetëm dy persona të vdekur u identifikuan nga katër që u transportuan në morg. Burime zyrtarë nga policia e Tiranës thanë se dy kufomat i përkisnin Muhamet Azizi, 64-vjeç, dhe Bukurie Cani, 46-vjeç, të dy banues në fshatin Marqinet. Të njëjtat burime thanë se dy viktimat kanë qenë punonjës në fabrikën e çmontimit të predhave, e cila shpërtheu mesditën e shtunë më datë 15 mars. Trupat e pa jetë të Azizit dhe Canit u janë dorëzuar familjarëve. Po punohet për identifikimin e dy kufomave të tjerë të cilët janë shkrumbuar, mësohet se një i përket seksit mashkull dhe tjetra seksit femër.ViktimatKa shumë banorë të zonës përreth epiqendrës së shpërthimit në fshatin Gërdec që kërkojnë familjarët e tyre. Qysh mesditën e së shtunës kur ndodhi shpërthimi disa punëtorë apo dhe banorë rezultojnë të zhdukur emrat e të cilëve janë afishuar nga Bashkia e Vorës. Ndërkohë që ditën e djeshme dy familjeve u janë shuar shpresat se pjesëtarët e familjes së tyre mund të jenë gjallë, pasi i kanë gjetur ata në morgun e spitalit. Familja Azizi e cila u dëmtua në masë, ka mësuar dje dhe vdekjen e kryefamiljarit Muhamet Azizi. Ky i fundit punonte në fabrikën e çarmatimit të predhave bashkë me dy djemtë dhe bashkëshortet e tyre, të cilët arritën t'i shpëtonin vdekjes ndërsa ndodhen në spital. Por ata nuk mund të mësonin për fatin e babait pas shpërthimit. Të njohur të tyre u kishin thënë se Muhamet Azizin e kishin parë në spitalin Ushtarak ku ai kishte marrë një mjekim dhe ishte larguar. Dikush tjetër u kish treguar se e kishte parë 64-vjeçarin të kthehej në banesën e tij dhe pasi e kishte gjetur atë të shkatërruar dhe nuk kishte parë asnjë familjar të tij ishte larguar. Djemtë e 64-vjeçarit i druheshin një sëmundjeje mendore që mund të kishte pësuar ai pas shpërthimit, duke lutur njerëzve që e gjenin ta kthenin pranë familjes. Mirëpo çdo fjalë se Muhamet Azizi ishte parë atje, apo këtu, ka qenë alibi për familjen Azizi e cila e gjeti kryefamiljarin e saj në morgun e spitalit6. Lamtumirë familjes Deliu
Përcillen për në banesën e fundit tre pjesëtarët e familjes Deliu. Liljana Deliu 23-vjeçe, djali i saj i vetëm Flavio trevjeçar si dhe kunati i saj Jetmir Deliu u është dhënë lamtumira e fundit ditën e djeshme rreth orë 14:30. Në ceremoninë mortore të tre pjesëtarëve të së njëjtës familje ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Ndërkohë që burrat e fisit kanë përcjellë arkëmortet drejt varrezave siç e ka traditë kjo familje me origjinë nga Burreli. Jetmir, Liljana dhe djali i saj Flavio Deliu gjetën vdekjen të shtunën pasi shpërthimi i depove u rrënoi shtëpinë duke i zënë ata brenda. Pas shpërthimit të parë 23-vjeçarja Liljana Deliu e cila ishte dhe shtatzëne në muajin e gjashtë është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë të banesës për të shpëtuar djalin e saj, por ka gjetur vdekjen. Ajo bashkë me vëllanë e bashkëshortit Jetmir Deliu 21-vjeç, u gjetën pas ngjarjes tragjike, ndërsa trupi i pa jetë i Flavios vetëm tre vjeç, u gjet mëngjesin e të hënës nën gërmadha të banesës së tij. Familja Deliu ka në radhët e saj edhe shumë të plagosur, ndërsa një vajzë rezulton e humbur. K.K
TË VDEKURIT
Jetmir Ballazhi
Rajmonda Durda
Muhamet Hoxha
Besim Çanga
Hysen Cani
Jetmir Deliu
Roland Alla
Liljana Deliu
Flavio Deliu
Reshit Kruja
Azem Ameliu
Muhamet Azizi
Bukurie Cani
(Pesë trupa të tjerë të paidentifikuar në morg)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›