E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandalin e zbuluar tani nga KLSH, gazeta Tema e denoncoi në vitin 2009. Firma e kompjuterëve, e Damir Fazlliç

Share

Në janar të vitit 2009, gazeta Tema shkroi për një skandal të rëndë. Një sasi me kompjutera të falsifikuar po udhëtonin në drejtim të Vlorës, për të furnizuar shkollat shqiptarët. Kompjuterët e sekuestruar nga italianët, ishin të një kompanie serbe. Shumë shpejt u zbulua se firma serbe kishte një filial në Qipro, pikërisht në pronësi të Damir Fazlliç. Kjo çështje tërboi edhe një ambasadë perëndimore, pasi vendi i tyre kishte kërkuar të fitonte tenderin.

Ndërkohë Ministria e Arsimit reagoi atëherë duke na thënë se projekti shkon sipas planit.

Tani është vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka zbuluar këtë skandal të rëndë, ku faktohet se kompjuterat e firmës serbe janë të një cilësie më të ulët.

Po tani çfarë do thotë kjo ministri dhe kjo qeveri, e cila është kapur dhe po tërhiqet zvarrë nga një sekser serb?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›