E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Wollfarth nuk zgjidhi reformën zgjedhore, është i paaftë

Tiranë-  Gjatë aktivitetit të anëtarësimit në Aleancën Kuq e Zi, kreu i tyre Kreshnik Spahiu kritikoi ashpër amasadorin e OSBE-së, Eugen Wolfarth. Ai e ka akuzuar Wolfarth si të paaftë në ecurinë e reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të lira.

Spahiu ka reaguar ndaj refuzimit të ambasadorit për numërimine votave elektronike, duke i thënë se kështu po mbron dhe po ruan sistemin e vjetër.

Ambasadori OSBE drejton misionin më të madh në Europë me zyra në të gjithë Shqipërinë dhe ka dështuar për dy vjet pa bër asnjë hap në reformën zgjedhore. Ambasadori kryen cdo qokë duke përuruar panaire kafesh, birrash, qoftesh dhe mandje në Shqipëri nuk garanton zgjedhje të lira. Ambasadori OSBE duke refuzuar votimin dhe numërimin elektronik ka ruajtur sistemin e vjetër që populli voton dhe Berisha me Ramen numëron dhe OSBE duartroket. Jemi i vetmi vend në Europë me prenzenc kaq të madhe të OSBE dhe nuk realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndrshme,-  ka thënë Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›