Skela: “Mos u frikësoni, jam në rregull” Sipas bild.de, shqiptari 32-vjeçar është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij, që aktualisht renditet i parafundit në Bundesligë. “Unë jam i vetëdijshëm, se deri në fundjavë gjithçka do të jetë në rreg

Edhe pse është duke kaluar një gjendje gripale, regjisori shqiptar i Energi Kotbusit, Ervin Skela, dëshiron të luajë të shtunën në ndeshjen kundër Këlnit në Bundesligën 1 gjermane.
Sipas bild.de, shqiptari 32-vjeçar është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij, që aktualisht renditet i parafundit në Bundesligë. “Unë jam i vetëdijshëm, se deri në fundjavë gjithçka do të jetë në rregull”, - citohet Skela nga uebsajti gjerman.
Të dielën e kaluar, Skela kaloi një gjendje gripale të shoqëruar me ethe e dhimbje në qafë, ndërkohë që ekipi i tij humbi 2-0 me Hamburgun. të martën Skela kompletoi dy seanca me ushtrime të posaçme me trajnerin e fitnesit të Kotbusit, Matias Grahe.
Pas ndeshjes të së shtunës në kampionatin gjerman, Skela (59 ndeshje, 10 gola me Kombëtaren shqiptare) do të mbërrijë në Shqipëri për të qenë në dispozicion të trajnerit Ari Han për ndeshjet ndërkombëtare kundër Hungarisë e Danimarkës.
E Merkure, 18 Mars 2009