Skela: Mund të merrnim tri pikëI cituar nga faqja gjermane Bild.de, Skela është shprehur: “Ne dëshironim të merrnim çfarë të mundnim nga Dortmundi. Pjesa e parë ishte sensancionale për ne. Me pakëz fat dhe nëse ne më mirë do të ishin përqendru

Ervin Skela u shfaq plotësisht me petkun e protagonistit absolut te Energi Kotbus në barazimin e rëndësishëm në transfertë me Borusian e Dortumundit (1-1).
Fantazisti 32-vjeçar i Kombëtares ishte pjesë e golit të skuadrës së tij. Në minutën e 31-të Skela gjuajti fuqishëm nga një distancë prej 24 metrash, topi u përplas te një lojtar i Borusias, duke përfunduar më pas te Kagdas, i cili më pas shënoi me portën bosh. Frei barazoi për Borusian e Dortmundit. Skela pati dhe një rast tjetër për gol (38’).
I cituar nga faqja gjermane Bild.de, Skela është shprehur: “Ne dëshironim të merrnim çfarë të mundnim nga Dortmundi. Pjesa e parë ishte sensancionale për ne. Me pakëz fat dhe nëse ne më mirë do të ishin përqendruar, mund të merrnin edhe tri pikët”.
Kotbus renditet në vendin e 16-të me 17 pikë në 20 ndeshje.
E Hene, 16 Shkurt 2009