E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotito, gati “detyra B” për Igli TarenSipas goal.com, presidenti Lotito, ka gati për Taren “detyrën B”, ate te drejtorit teknik, rol që pas lamtumirës së Sabatinit, deri në këtë moment është ende bosh. Tare do të jetë nga vera e ardhshme, njeri

Kur në verën e vitit të kaluar Igli Tare u emërua si një nga drejtuesit e lartë të Lacios, jo të gjithë lojtarët e klubit kryeqytetas të Serisë A e pritën mirë, ndoshta dhe për shkak të raportit të veçantë të shqiptarit me shoqërinë laciale.

Megjithatë, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito vendosi ta promovojë Igli Tare, që nga ana e tij vari “këpucët në gozhdë” për të veshur “kostumin e zyrtarit”.

Tare, një futbollist i respektuar në Itali dhe me një “background” ndërkombëtar si kapiteni i Shqipërisë, kishte detyrë të bënte ndërmjetësin midis shoqërisë e presidentit dhe lojtarëve në dhomat e zhveshjes, por sipas gazetës italiane “Leggo”, deri më sot emërimi i tij duket se nuk ka dhënë efektin e pritur.

Gjatë këtij sezoni në shumë raste “le lamentele” (ankesat) e lojtarëve kanë shpërthyer shumë polemika. Kulmi arriti me shfryrjen e dufit i transmetuar direkt në televizionet italiane, kur Tare në një mënyrë shumë të hapur, përpara miliona shikuesve, debatoi me futbollistin Zarate, i cili nuk e kishte pritur mirë zëvendësimin.

Sipas goal.com, presidenti Lotito, ka gati për Taren “detyrën B”, ate te drejtorit teknik, rol që pas lamtumirës së Sabatinit, deri në këtë moment është ende bosh.

Tare do të jetë nga vera e ardhshme, njeriu që do të udhëheqë të gjitha operacionet e merkatos për të “krijuar” Lacion e re, atë që duhet të “kthehet në pozicionet e sipërme të klasifikimit”.

E Hene, 16 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›