Skela: “Nuk do t’iu zhgënjejmë”

Futbollistët kuqezinj të thirrur për dy ndeshjet e para zyrtar të eliminatoreve të Euro 2012-s premtojnë maksimumin.
Edhe kapiteni Ervin Skela ishte në një linjë me lojtarët e tjerë. Golashënuesi i dytë më i mirë i Shqipërisë me fanellën kuqezi (13 gola) ende nuk ka gjetur ndonjë sistemim të ri, pas largimit nga Tus Koblenci i Bundesligës së 2-të gjermane, por ai pranoi se megjithatë ndihet në formë të mirë fizike, pasi është stërvitur kohët e fundit me ekipin e dytë të Shalke 04-s.
“Jam stërvitur gjithë këtë kohë duke menduar vetëm për kombëtaren. Shpresoj ta tregoj këtë në ndeshjen me Rumaninë”, - tha autori i golit në fitoren 1-0 në miqësoren kundër Irlandës së Veriut.
Skela ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen e humbur 6-1 me Rumaninë në eliminatoret e Europianit të fundit.
"Rumania është një ekip i mirë, por ashtu siç kemi ndryshuar ne kanë ndryshuar edhe ata. Mendoj se jemi në gjendje që të dalim me pikë nga kjo sfidë, por duhet të kemi shumë durim dhe shume qetësi në fushë.
"Nuk duhet të gënjehemi se mungojnë Mutu dhe Kivu dhe ata janë më të lehtë për tu përballuar, përkundrazi duhet të jemi më të kujdesshëm ne kemi potencial për ta nisur mbarë këtë edicion pavarësisht se ne ndeshjen e parë kemi një nga favoritet për t'u kualifikuar dhe për më tepër luajmë jashtë. Nuk do t’iu zhgënjejmë”, - përfundoi Skela, i cili mungoi në ndeshjen e fundit miqësore kundër Uzbekistanit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 01 Shtator 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili