Rat: “Shqipëria, e pa parashikueshme”

Lojtari i Kombëtares së Rumanisë dhe Shaktor Donetskut në Ukrainë, Razvan Rat, deklaroi se duhet të përfaqësuesja e tij duhet të bëjë shumë kujdes nga Shqipëria, pavarësisht se teorikikisht ajo duket e lehtë në letër.
“Shqipëria është një skuadrë e pa parashikueshme dhe ambicioze. Ka karakteristikat e popullit të saj. Teorikisht duket një kundërshtar i lehtë, por kjo nuk do të thotë se ne do të hyjmë në fushë dhe do të fitojmë 3-0. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por për ne nuk do të ketë asnjë justifikim në rast dështimi”, - deklaroi për mediat rumune, Rat.
Ndërkombëtari rumun deklaroi se Rumania duhet ta shfrytëzojë në maksimum nga faktori fushë, për të marrë maksimumin dhe për te qenë në luftë për kualifikim. “Sigurisht, ne kërkojmë gjashtë pikë nga dy ndeshjet (përfshirë dhe atë me Bjellurinë), për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fushatë kualifikuese, sidomos në ndeshjen në shtëpi.
"Ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar çdo ndeshje dhe të mbledhim sa më shumë pikë. Pak rëndësi kanë ato që thuhen se shanset maksimale për kualifikim i kanë ekipi ynë, Franca, apo një tjetër, pasi në fakt, për çdo gjë flet fusha. Sigurisht, mungesa e Kivusë është e rëndësishme, pasi ai është një lojtar titullar, por ne duhet të bëjmë më të mirën edhe pa të”, - përfundoi Rat.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 01 Shtator 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili