Skela drejt Kelnit por e duan edhe tre polake
Lajmi jepet nga mediat gjermane te cilat bejne te ditur tratativen e nisur nga ana e menaxherit te lojtarit dhe drejtuesve te kesaj skuadre.
Kelni eshte duke kerkuar nje mesfushor fanatzist tipik me qellim qe ti jape nje tjeter frymemarrje lojes se vet per pjesen e dyte te sezonit. Skela shihet si nje lojtar interesant duke pare se ai ka ekseperiencen e nevojshme njeh mire Kampionatin gjerman si dhe nuk ka probleme aktivizimi pasi eshte komunitar ka dynenshtetesi italiane dhe shqiptare. Sipas vete futbollistit deklarate e bere ne Shqiperi para Vitit te Ri kjo mund te jete kontrata e fundit per te para se ti thote lamtumire futbollit.
Tratativa - Por ajo qe perben problem aktualisht per Skelen eshte fakti se drejtuesit e klubit jane vene ne tratativa edhe me lojtare te tjere. Keshtu
si objektiv primar eshte edhe mesfushori i Borusias se Dortmundit Tamas Hajnal por transferimi i tij duket mjaft i veshtire. Vec tij drejtuesit e Kelnit kane hedhur veshtrimin nga Lindja e Larget ku nga Gamba Osaka ne Japoni pelqehet mesfushori Takashi Iniun. Nje tjeter lojtar me me pak eksperience por qe mund te konsiderohet si nje investim i se ardhmes eshte edhe bullgari Spas Delev. 21-vjecari shihet si nje nga talentet me cilesore te futbollit bullgar por per te CSKA e Sofjes kerkon shume ndaj edhe tratativa mund te mos realizohet.
Polaket - Nderkaq per Skelen jane te interesuara edhe tre skuadra polake Leh Poznan Legia Varshave e Visla Krakovia. Por lojtari deshiron te mbetet ne Gjermani dhe mundet qe te luaje edhe ne Bundesligen 2 nese nuk firmos per Kelnin mjaft qe te mos largohet nga ky vend. Aktualisht Kelni eshte ne vendin e 16-te ne Bundeslige me 15 pike te grumbulluara ku me se shumti ka munguar goli dhe loja sulmuese.
Leonard Karaj