Prezantohet Daja Bakaj nuk iken
Ilir Daja trajneri i ri i Dinamos dje ka nisur punen e tij zyrtarisht. Pozicioni aktual i kampioneve vetem nente pike larg kreut apo dhe gjashte ndeshje pa fituar duket se e bejne te veshtire misionin e tij per te rimarre titullin kampion. E duke pasur parasysh keto probleme Daja do te nenvizonte ne prononcimin e tij te pare si trajner Duke pare gjendjen ne tabelen e klasifikimit sigurisht qe vendi nuk eshte i favorshem. Duke u nisur dhe nga fakti tjeter qe ne gjashte-shtate javet e fundit skuadra nuk ka prodhuar ate qe pritej atehere gjerat veshtiresohen. Jo vetem kaq por duke pare dhe hapesiren e gjate qe nga 23 dhjetori kur ka mbaruar kampionati deri me 7 janar qe kompletohet grupi atehere do te thote se veshtiresite ka. Daja edhe ne pozicionin e drejtorit teknik por dhe te trajnerit tani asnjehere nuk ka qene pro largimit te Hidit Sefes e Muzakes. Une kam biseduar me drejtuesit e klubit per moslargimin e ketyre futbollisteve sepse jane nder me te miret ne kampionatin shqiptar. Megjithate me eshte premtuar nga drejtuesit se do te plotesohen me elementet e nevojshem qe do te vijne nga merkato e dimrit. Daja ka pohuar gjithashtu se Elis Bakaj nuk largohet nga Dinamo duke thene per te Kam kerkuar nje sulmues teksa ka ikur Sefa. Por dhe nje mbrojtes ne menyre qe te rritet rivaliteti e konkurrenca brenda grupit. Bakaj nuk do te levizi nga Dinamo jo vetem sepse eshte lojtari me i mire i Shqiperise por sepse po te iki hap nje grope te madhe. Sigurisht behet fjale per nje levizje paralele. Sepse po te kete nje superlevizje qe siguron perspektiven e tij si futbollist edhe une nuk mund ta pengoj ka perfunduar ai.