Skeletët në dollapin e kryeministrit
“Falenderoj median shqiptare, që në kushte të vështira ekonomike, konkurrence, tregu, profesionalizmi, kaosi, gjithësesi, gjen hapësirat për të kryer misionin e saj: dritë mbi të vërtetën.Emisioni Fix Fare dha një video të filmuar nga ish-ministri im Dritan Prifti me zv/kryeministrin tim Ilir Meta në të cilën bisedohet për afera me implikime shumë të rënda korruptive e morale. Drtejtësia të hetojë për këtë, e ndërkohë, Meta dha doreheqjen. Nuk mund të komentoj asgjë më shumë, le t’ua lemë fjalën njerëzve të drejtësisë. E vërtetë që filmimi s’u bë nga gazetarët e Fix Fare, por dhe publikimi do guxim e mungesë implikimi të palëve”.
Kjo me thonjëza, më lart, do të ishte një deklaratë e ëndërruar e kryeministrit të Shqipërisë civile e demokratike, nëse rasti Meta do të ishte, gjithashtu, rasti i parë në një Qeveri ende në mision. Po kryeministri ynë, as në ëndërr nuk e sheh një fjalim të tillë. Janë të tepërt skeletët që kryeministri Berisha mban në dollapin e tij duke filluar që nga Fatmir Mediu, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Genc Ruli që ndonjë natë do t’i dalin për të tentuar ta mbysin. Po le të mbysin kryeministrin dhe jo të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
Dua të besoj me gjithë shpirt në sinqeritetin dhe në deklaratën e kryetares së Gjykates se Larte znj. Shpresa Becaj, dua të besoj atë që ajo thotë se vajza e saj është emëruar në Ambasadë sipas meritave dhe jo favoreve të askujt. Një e vërtetë e rëndësishme dhe e verifikueshme dhe kjo. Janë sinjale të rëndësishme për të gjithë.
Dhe në fund për Dritan Priftin, që ende duhet të sqaroje pasurinë e ekzagjeruar dhe aferat e tij: po tregon guxim me temperamentin tipik të shqiptarit. Hakmerret, pas prishjeve të marrëdhënieve dhe aferave, por Drejtësia shqiptare ka për detyrë të verifikojë një më një gjërat që thotë ai. Besohen të penduarit e Mafias, e jo më një ish-ministër që pak muaj më parë për kryeministrin ishte “koka” e ekonomisë dhe energjisë së vendit.
(Balkanweb)