E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Gjermania atentatori i Ilir Borovës

TIRANE- Gjermania sjell në pranga atentatorin e Ilir Borovës. Arsim Lita, 33-vjeçari kuksian është prangosur në Gjermani rreth 7 vite më parë, ndërsa ditën e djeshme ka zbritur në Rinas me pranga në duar. Ai di të vuajë dënimin prej 24 viteve burg për vrasje të dyfishtë.

Arsim Lita, akuzohet për vrasjen e ndodhur më 7 nëntor 2001, kur në lagjen "Ali Demi", mbeti i vrarë Ilirjan Zhupani, 27 vjec dhe i plagosur Ilirjan Borova, vëllai i Ervin dhe Ergys Borovës,të dy të vrarë në vitin 1999. Viktimat u qëlluan në makinë dhe objektiv ka qenë djali i familjes Borova, në atë kohë 25 vjec. 
Vetëm dy vite para se të kryhej atentati ndaj Ilirit, ishin vrarë edhe vëllezërit e tij Ervini, në rrugën “4 shkurti” dhe më pas vritet edhe Ergysi. Aso kohe u fiksua fakti se vrasjet ndodhnin për hakmarrje. Atentati do të futej në dosjen “Gina”, dosje e cila mori këtë emër pas ekzekutimit në breg të Lumit, në afërsi të Fushës së Druve të Denis Ginës. Qe prej qershorit te -98-ës ne kete dosje jane arshivuar 23 te vrare midis dy grupeve, të djemve të rrugës së "Durrësit" e "Kavajës" mes te cileve dhe vellezërit Borova.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›