Skema e arratisjes se te burgosurit ja detajet

Tirane 2 dhjetor NOA Update - Pasi ka shfrytezuar ndertimet qe po behen per zyren e Sherbimit te Proves dhe mjediseve te reja te pritjes se te afermve te te burgosurve te Burgut 313 ne kryeqytet ai u hodh nga nje lartesi rreth 4 metrash dhe pastaj nje vrap i furishem mes lokaleve duke dale ne rruge te madhe ... per ti shpetuar perfundimisht policise.
Kjo ka qene pak a shume skema e arratisjes se 20-vjecarit te denuar me emrin Ajet Markaj i cili ne oret e paradites se sotme realizoi nje arratisje spektakolare nga ambientet e Burgut 313 ne kryeqytet.
Detajet e saj jepen paraprakisht nga grupi hetimor qe gjendet ne vendngjarje per agjencine e Lajmeve NOA duke skicuar skemen qe nis pikerisht nga pergatitja e zyrave te reja prane Burgut 313 per ofrimin e Sherbimit te Proves si edhe ate te pritjes se te afermve te te burgosurve.
E duket se aty ka qene fillesa e planit te arratisjes te te denuarit i cili si hallke te dyte te zinxhirit ka patur me pas ate te hedhjes nga hekurat dhe nje lartesi prej 4 metrash per te nisur me tej nje vrap mes lokaleve dhe per te dale ne fund ne rruge ku nuk mund ta kapte dhe gjente me askush.
Zona ne fjale gjendet prane Gjykates se Krimeve te Renda dhe hetuesit kane hedhur paraprakisht gjithashtu edhe pisten e te ndihmuarit te tij nga persona jashte burgut te cilet mund ta kene pritur ate ndersa u hodh nga muri per ti dhene ndihmen e duhur qe te fshihej menjehere sa doli ne rruge.
Nderkaq grupi hetimor eshte duke vijuar shqyrtimin e te gjitha provave dhe deshmive te ndryshme te cilat mund te cojne ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarje e cila la pa fjale te gjitha autoritetet policore gjate paradites se sotme.
n.e/NOA
LEXONI GJITHASHTU