E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Burgjeve flet per arratisjen Markaj u hodh nga muri rrethues i burgut

Tirane 2 dhjetor NOA - Ajet Markaj personi me i kerkuar gjate oreve te fundit ne Shqiperi eshte arratisur gjate kohes qe ka dale per ajrim. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht ne lidhje me arratisjen e bujshme duke dhene dhe detajet e ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar Markaj eshte arratisur ne momentin qe shoket e tij te qelise kane qene duke luajtur futboll. Duke perfituar nga mungesa e vemendjes se oficereve te policise ai eshte larguar duke u ngjitu ne murin rrethues. Pamjet e arratisjes jane regjistruar nga kamerat e burgut.

Markaj ka mundur te largohet gjate kohes se ajrimit. Sipas sherbimit te kamerave te IEVP Markaj eshte hedhur nga muri rrethues. Ne kohen e ajrimit te sektorit 3 ne momentin qe shoket e tij po luanin futboll eshte ngjitur ne murin rrethues te ketyre ambienteve dhe me gjithe perpjekjet e policit te sherbimit per ta penguar ka mundur te kaperceje murin dhe te arratiset nga paraburgimi sqaron Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth ores 1046. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve sqaron se pas sinjalizimit per arratisjen jane lajmeruar organet kompetente te cilet jane vene ne ndjekje te personit.

Ajet Rexhep Markaj ka lindur me 24.4.1990 ne Kukes me vendbanim ne Paskuqan.

Ai eshte arrestuar me 17.09.2010 per vepren penale te vjedhjes me arme mbetur ne tentative dhe mbajtjen pa leje te armeve luftarake.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›