E Martë, 3 Nëntor 2026

Skemat mbështetëse në bujqësi- Këtë vit prioritet, bashkimet e fermerëve dhe blegtorëve

Skemat mbështetëse të këtij viti në bujqësi fillojnë në 27 mars dhe interesi fermerëve për t‘u bërë pjesë e tyre është rritur. Plotësimi i dokumentacionit dhe llojet e skemave janë në vëmendjen e aplikantëve. Ndryshe nga aplikimet ndër vite, grupimet e fermerëve dhe blegtorëve këtë vit të bëjnë fitues të garantuar.

Për drejtorin rajonal të ekstensionit bujqësor Ferdinand Shani fermerët kanë dy mundësi të reja, të hapin numër llogarie në bankë për të marre lekë dhe jo tollona nafte, si edhe të krijojnë grupime me më shumë se 4 vetë për të përfituar mbështetjen.

Grupet e specialistëve të drejtorisë rajonale janë në terren duke orientuar fermerët dhe blegtorët për dokumentacionin e duhur.

Gazetare E. Dyrmishi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›