Skemë mashtrimi 500 mijë euro – Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë Rezart Taçin

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Rezart Taçin pazi akuzohet se ka krijuar skemë mashtrimi me TVSH-në nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij.
Bëhet fjalë për një mashtrim tatimor me vlerë mbi 500 mijë euro në periudhën maj – tetor 2013.
Sipas prokurorisë rezulton se kompania e Taçit ka bërë deklarim fals të shitjeve me TVSH të karburanteve.
Gjithashtu Rezart Taçi po gjykohet në Gjykatën e Posçme, për fshehjen e mbi 18 milionë eurove dhe pastrimin e tyre në Shqipëri.
RTSH