E Enjte, 5 Nëntor 2026

Skena lëvizëse e TKOB në Durrës, Rama: Një mbrëmje plot drita e ngjyra

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga shfaqja që dhuroi skena lëvizëse e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Durrës.

Rama shkruan se 100 artistët dhuruan një mbrëmje plot drita e ngjyra.

“Skena vjen tek ju Skena lëvizëse e TKOB (Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor) në Durrës, ku solli në skenë më shumë se 100 artistë në një mbrëmje plot drita e ngjyra”, u shpreh Rama.

“Stacioni i fundit i baletit kontemporan UNI për këtë sezon veror ishte qyteti i Durrësit. Energjia dhe vitaliteti që UNI transmeton te publiku është e ngjashme me luftën e secilit prej nesh me veten dhe botën që e rrethon. UNI na bën të rikthejmë vëmendjen te brendia jonë”, njofton në rrjetet sociale TKOB.
Baleti kontemporan UNI vjen me koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara dhe Rovena Shqevi, kostumografinë e Dea Bejlerit dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi.

Skena lëvizëse e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, ka ndërmarrë një “udhëtim” nëpër disa qytete të vendit, për ta çuar artin sa më pranë artdashësve, e për të mos qenë ekskluzivitet i kryeqytetit.

1 nga 15

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›