Gonxhja: Në UNESCO isha me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, jo avokatin Shanaj

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendit Gonxhja ka ndarë në rrjetet sociale një video nga interpelanca e zhvilluar sot në Kuvend, lidhur me koncesionin e Butrintit dhe situatën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga UNESCO, të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Bashkëngjitur videos, ku shfaqet deputetja Zhupa, e cila e akuzoi ministrin Gonxhja se, “keni shkuar në Paris me individë privatë, me juristin e zyrës ligjore që ka bërë koncesionin e Butrintit, Alban Shanaj”.
Gonxhja në postimin e tij thekson se e vërteta është krejt tjetër.
“Shkoj në UNESCO në takim zyrtar, i shoqëruar me drejtorin e ri të përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe akuzohem që paskam shkuar me avokatin Alban Shanaj (!?!), i infiltruar nga armiqtë e jashtëm!”, shkruan Gonxhja.
Ai thekson se të gabosh është njerëzore, por të insistosh në gabim është diabolike.
“Errare humanum est, perseverare diabolicum”, thotë Gonxhja.
/r.e/
Visualizza questo post su Instagram