E Diel, 1 Nëntor 2026

Skena lufte në Bulevard, Drejtori Hita u bashkohet uniformave blu te Kryeministria

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është bashkuar uniformave blu para Kryeministrisë, të cilat po përballen prej disa orësh me protestuesit.

Numri një i Policisë së Shtetit ka vendosur maskë kundragaz për shkak të ajrit të rënduar.

Kujtojmë që prej disa orësh, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një arenë përplasjesh mes policisë dhe protestuesve, ku ka pasur edhe djegie të mjeteve private.

Situata vijon të mbetet e tensionuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›