E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu-Gramozi, derbi mbyllet 2-2

E shtuna dhuroi pesë fitore të pastra për skuadrat vendase, madje ato mike nuk arritën të shënonin as golin e nderit në ndeshjet e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë. Bilisht Sport fitoi 5-0 me Sopotin, Skrapari me Adën 3-0, Tërbuni me Pogradecin 2-0, Kastrioti me Naftëtarin 3-0 dje Burreli me Luftëtarin 1-0.

Të dielën spikati kryesfida Skënderbeu-Gramozi, takim i mbyllur në barazim, 2-2. Laçi shkatërroi Besëlidhjen 4-1, ndërsa Dajti barazoi 0-0 me Turbinën e Cërrikut. Pas këtij barazimi trajneri i Dajtit, Përparim Daiu dha dorëheqjen.

Skënderbeu vazhdon të kryesojë me 30 pikë, i ndjekur nga Gramozi me 25 pikë. Ada (12) dhe Naftëtari (10) mbyllin tabelën e renditjes në vendet 15-16.

KATEGORIA E PARË
JAVA 14

E Shtunë, 06.12.2008

Tërbuni-Pogradeci 2-0
Shënues: Dibra 35’, Neziri 82’ (11-m)

Skrapari-Ada 3-0
Shënues: Bregu 3’, Caushi 21’, Hebibasi 49’

Bilisht Sport-Sopoti 5-0
Shënues: Larti 6’(11-m), Avdo 12’, Udeke 15’, 43’ Myderezi

Burreli-Luftëtari 1-0
Shënues: Mata 28’

Kastrioti-Naftëtari 3-0
Shënues: Osui 27’, Ziambo 44’, Tali 77’

E diel, 07.12.2008

Skënderbeu-Gramozi 2-2
Shënues: Lika 30’, Mata 86’ (autogol) / Mata 55’, Dos Santos 82’

Dajti-Turbina 0-0

Laçi-Besëlidhja 4-1
Shënues: Xhetani 8’ Ivanaj 22’, Nimani 30’, 55’/ Haxhia 3’

E Hene, 08 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›