E Diel, 1 Nëntor 2026

Pango:Ministria është kundër dhunës në KOKSH

Ministria dhe qeveria është kundër çdo shfaqjeje dhune dhe jo vetëm në zgjedhjet e asambleve dhe federatave, por edhe kundër shfaqjeje dhune ne fushat e lojes që ekzistojnë kudo. Ne do të vazhdojmë të ndjekim me vëmendje procesin zgjedhor në këtë Komitet, gjithmonë duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e KOKSH. Por duke kërkuar atyre që të zbatojnë një më një ligjet për sportin dhe statusin e tyre që e kanë miratuar ata vetë", tha Ministri Pango. Asambleja e 14-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ku duhet të dilte presidenti i ri u anuluan dy ditë më parë. Incidentet e shënuara në sallë, që shkuan deri në konfrontim fizik mes njërit prej kandidatëve, Esat Ademit dhe pjestarëve të sigurisë, bënë që komisioni i Votimit të deklaronte anulimin e zgjedhjeve. Përplasjet nisën për shkak të kërkesës së bërë nga Ademi që në zgjedhje të merrnin pjesë edhe sportistët olimpikë, por një gjë e tillë ishte vendosur që më parë që do të bëhej vetëm me përfaqësues të tyre. Mundësi Elis Guri ishte i pari që hodhi akuza të rënda dhe shkoi deri në konfrontime fizike në sallën e Asamblesë. Më pas, kandidati Esat Ademi tentoi të thyente kutitë e votimit bashkë me përkrahësit e tij, duke ndeshur në rezistencën e forcave të sigurisë. Madje, gjatë tentativës për të shkulur një nga mikrofonët e podiumit, Ademi u gjakos në njërën dorë. Më pas ai arriti të thyente një nga kutitë e votimit, duke e bërë pothuajse të pamundur vazhdimin e procesit. Në këto rrethana, kryetari i Komisionit të Votimit Myftar Thana deklaroi anulimin e tij. Ndërsa kandidati Ademi deklaroi se nuk do të tërhiqet pavarësisht atyre që ndodhën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›