Skënderbeu, bis trofesh

Skënderbeu dominon edhe Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra, ndërsa në finalen e së dielës, kjo në sallën olimpike “Feti Borova”, mundi Tiranën, 3-1. 25-21 seti i parë për korçaret. Në pikët shtesë fiton Skënderbeu edhe setin e dytë, 27-25. Tirana mundohet të rihapë lojën në setin e tretë, të cilin e ka fituar 25-18. Por Skënderbeu i Orlando Kojës nuk lëshon më. 25-23 seti i katërt e në përfundim të gati dy orëve lojë, në një betejë të fortë, Skënderbeu triumfon 3-1. Lojtarja më e mirë e Kupës së Shqipërisë ishte organizatorja Peshe.
“Patjetër që finalet janë emocionuese e të vështira. Por në fund ekipi që bën më pak gabime në fund fiton. Finalet luhen për t’u fituar, ashtu sikurse e theksova dhe më parë”, ka treguar kapitenia e Skënderbeut, Elena Bego.
“Trajneri i ri ka vetëm dy-tre ditë që ka ardhur në krye të ekipit dhe normalisht ka sistemin e vet të lojës. Duhet akoma dhe na duhet dhe pak kohë për t’u ambientuar me atë që ai kërkon”, nënvizon kapitenia e Tiranës, Enkilejda Braho.