Skenderbeu dhe Dinamo ndihma per te permbyturit
Drejtuesit e klubit te Skenderbeut te Korces kane vendosur se te ardhurat qe do te sigurohen nga biletat te cilat do te shiten per ndeshjen Skenderbeu-Shkumbini te shkojne ne favor te banoreve te permbytur ne rrethin e Shkodres. Iniciativa e vecante eshte hedhur nga vete presidenti Agim Zeqo e mbeshtetur nga te gjithe donatoret e tjere per kete akt human te tyre. Drejtuesit e klubit u kane bere thirrje edhe tifozeve nga ana tjeter qe te jene te shumte ne numer per te ndjekur kete takim. Te njejten gje ka bere edhe Dinamo. Presidenti Besnik Sulaj se bashku dhe tre donatoret e tjere te skuadres kampione Avni Brace Apostol Goci dhe Alban Aliko i jane pergjigjur thirrjes se shtetit per te ndihmuar te permbyturit ne zonat e Shkodres. Ne fakt tashme ne bankat kryesore jane hapur dhe numrat e llogarise. Por katershja blu ka menduar nje forme tjeter ndihme. Dhe dje ne mesdite nje ndihme me ushqime veshmbathje dhe gjithcka tjeter te nevojshme per te permbyturit eshte nisur drejt Shkodres.