Barcelona, afron ora e kontratës për Dinjon

Java e ardheshme do te hapë edhe cështjen e rinovimit të kontratës së Ronaldinjos me Barcelonën, për 4 vitet e ardhëshme. DO të jetë pikërisht, vellai menaxher i fantazistit te ekipit katalanas ai i cili do te zhvilloje nje mbledhje me drejtuesit e Barcelones, per te zgjidhur kushtet e nje marreveshjeje te re Deri tani te dyja palet, klubi dhe lojtari, nuk kane vendosur nje date per t'u ulur ne bisedime dhe per te rinovuar kontraten e Ronaldinjos e cila perfundon ne 30 qershor te 2010 es. Vellai menaxher i Ronaldinjos Roberto do te qendroje dy jave ne Barcelone, per te pare dy ndeshjet e Barcelones kunder Realit te Madridit dhe Celsit dhe gjate qendrimit te tij eshte parashikuar qe te hyje ne bisedime me Joan Laporten, Ferrian Sorianon dhe me Ciki Begirishtain ortaket e medhenj te Barces. Vete lojtari kerkon shume ne ngritjen e kontrates, por ne valle mund te futet edhe Milani qe eshte gati te jape 12 milione euro ne sezon. Se fundmi per nje periodike spanjolle, Ronaldinjo eshte shprehur: "Ndihem mire tek Barcelona, por une nuk jam makine",- duke lene te nenkuptoje situaten e tij aktuale ne skuader.