E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu i jep lamtumirën Champions League

Ekipi i Skënderbeut i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve, edhe pse fitoi ndeshjen e kthimit 3 me 2 ndaj Shakhter Karagandy.

Skënderbeu i Korçës, që humbi ndeshjen e parë kundër kazakëve të Shakhter Karagandy me rezultatin e thellë 3-0, u përgjigj me të njëjtën monedhë në 30 minutat e para të ndeshjes, duke shënuar tre gola. Por shanset u zbehën shpejt pasi miqtë shënuan në minutën e 38-të.

Për Skënderbeun ka shënuar Zeljko Tomic në minutëne 9 dhe Blendi Shkëmbi në minutën e 20 dhe 29.Për miqtë shënoi Sergey Khizhnichenko në minutën e 38. Dalja e kroatit Pejic në minutën e 54 e vështirësoi akoma më shumë situatën në kampin e korçarëve.

Pas daljes së kroatit, miqtë shënuan edhe golin e dytë, duke çuar rezultatin në 3 me 2 dhe duke shuar shpresat e Skënderbeut për kualifikim. Për Shakhter shënoi në minutën e 66 Maksat Bayzhanov.

Tani për Skënderbeun shpresë e vetme mbetet vetëm Europa League. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›