E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu i vetëm në krye, humbet GramoziSkënderbeu kryesues fitoi 2-1 në transfertë me Turbinën, dhe pas humbjes 3-2 të Gramozit në Pogradec, tashmë pas javës së 12-të Kategorisë së Parë, ka siguruar një avantazh prej 5 pikësh

Skënderbeu kryesues fitoi 2-1 në transfertë me Turbinën, dhe pas humbjes 3-2 të Gramozit në Pogradec, tashmë pas javës së 12-të Kategorisë së Parë, ka siguruar një avantazh prej 5 pikësh nga kolonjarët e vendit të dytë (24 pikë). Dy skuadrat kryesuese, gjithsesi, janë të shkëputura nga skuadrat e zonës së play-out, Laçi e Kastrioti (të dyja nga 20 pikë).

Fitore në transfertë ishin dhe ato të Kastriotit me Adën (0-1), Skraparit me Naftëtarin në Kuçovë (0-1) në debutimin e Edmond Dalipit si trajner i skraparllinjve. Edhe Besëlidhja iu rikthye fitores, duke mposhtur 3-2 Dajtin. I vetmi barazim i kësaj jave ishte ai midis Luftëtarit e Bilishtit (2-2).

KATEGORIA E PARË

JAVA 12

E shtunë, 29.11.2008

Ada-Kastrioti         0-1

Besëlidhja-Dajti 3-2

Naftëtari-Skrapari    0-1

Sopoti-Tërbuni        2-1

Turbina-Skënderbeu    1-2

Pogradeci-Gramozi     3-2

Burreli-Laçi     1-0

Luftëtari-Bilishti    2-2


E Diele, 30 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›