E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu josh Hollivudin

Prej shekujsh historia dhe misteri i tij ka joshur jo vetem historianet, shkrimtaret madje edhe kompozitoret... por duket se heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu po josh edhe Hollivudin. Ndonese nuk flitet per nje emer konkret qe do te marre persiper regjine e filmit mbi Skenderbeun ish-kongresmeni amerikan me origjine shqiptare Joseph Dioguardi po mendon seriozisht mbi nje projekt filmik mbi Skenderbeun.

Pretendimet e tij janë për studiot më të mira të Hollivudit dhe aktorët më të mirë. Gjate nje interviste per “The New York Observer”, Dioguardi thotë se per rolin e heroit do të kishte marrë Sean Connery-n, po të qe ca më i ri, ndërkohë që varianti më i mirë për të luajtur rolin e heroit shqiptar është pikërisht gladiatori, Russell Crowe.

Kësaj here, duket se nuk do të mbetet vetëm në rrëfime tavolinash, por pretendon të arrijë Hollivudin. Dioguardi i rrëfen gazetarit të “The New York Observer”, se është një nismë tejet serioze, për të cilën po punohet prej muajsh për mbledhje fondesh, ndërsa skenari është në proces.

Në të tregohet historia e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, një i krishterë i lindur dhe i islamizuar me forcë. I marrë peng qysh fëmijë në oborret e sulltanit, ai u quajt Skënderbe dhe u bë oficer në ushtrinë otomane. Me vdekjen e të atit, me një grup ushtarësh ai kthehet në atdhe, ku qëndroi deri sa vdiq.

“Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time”, - thotë DioGuardi. “Kjo histori është paralelja e “Braveheart”. Të gjithë elementët janë këtu dhe unë do t’i tregoj Amerikës fytyrën e vërtetë të popullit shqiptar. Ne nuk kemi ende një skenar të përfunduar, por ne e kemi koncept në letër tashmë, nga një skenarist i ri i mrekullueshëm. Unë nuk jam duke e bërë këtë për vete. është për shqiptarët kudo që janë”, - thotë ai.

Rrënjët e tij shqiptare janë ende tepër të forta. “Babai i tij, Joseph Sr, ka emigruar në Amerikë nga Katundi, një fshat arbëresh në Itali, në moshën 15-vjeçare. Familja e tij rrjedh nga një prej dy mijë ushtarëve të Skënderbeut, të vendosur shekuj më parë në Katund dhe kjo është një kujtesë se fara e Skënderbeut vazhdon ende të përhapet në të gjithë botën. Mes tyre është edhe e bija, Kara DioGuardi, një kantautore e suksesshme, një nga anëtarët e jurisë së “American Idol”.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›