E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, probleme në koalicion. Berluskoni: Fini, tradhtar

Partia e kryeministrit italian, PDL është në krizë, cka nuk përjashton as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Itali. Silvio Berlusconi ka dëbuar Gianfranco Fini nga partia e tij Populli i lirisë. Pas disa muajsh polemika të ashpra dy bashkëthemeluesit e PDL-së kanë bërë publike carjen mes tyre. Në fund të një takimi të partisë Berlusconi doli para gazetarëve për të lajmëruar nënshkrimin e një dokumenti ku thuhej se kreu i dhomës së deputetevë nuk ndiqte më linjën e partisë në themelimin e së cilës kishte ndihmuar disa vite më parë.

Kryeministri nuk nguroi ta akuzonte Finin si tradhëtar dhe konspirator që kishte krijuar një parti brenda partisë e që po administronte vdekjen e ngadaltë të partisë së tij. Për Berluskonin nuk ka rrezik të bjerë qeveria pasi ende zotëron maxhorancën por analistët thonë se Fini ka rreth 50 vota mes parlamentarëve e Berluskoni rrezikon të humbasë maxhorancën në të paktën njërën prej dy dhomave. Gianfranko Fini i tha një "jo" të prerë kërkesës së kryeministrit për të dhënë dorëheqjen nga detyrat zyrtare.
“Posti i presidentit të dhomës së deputetëve nuk është në dispozicion të kreut të qeverisë", është shprehur ai. Fini, ish fashist shkriu partinë e tij të aleancës kombëtare për tu bashkuar me Forza Italian e Berluskonit pasi për një dekadë e gjysëm e kishte mbështetur në qeverisje. Ekspertët thonë se situata politike mbetet e nderë e nuk përjashtojnë mundësinë që Presidenti Giorgio Napolitano të emërojë një qeveri të përkohshme deri në zgjedhjet e tjera të ngjashmë me kabinetin e Lamberto Dini më 1995 pas rrëzimit të qeverisë së parë të Berluskonit.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›