E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu mbetet në Superligë

Skenderbeu do të vazhdojë të jetë në Superligë edhe sezonin e ardhshëm, pas fitores 1-0 në ndeshjen Play Off përballë Kamzës.

Në një ndeshje të tensionuar, korçarët e drejtuar nga Mirel Josa kaluan shumë shpejt në avantazh. Në minutën e 2 Klod Asllani shënoi golin e fitores, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Ndërkohë që korçarët festonin qëndrimin në Superligë, lojtarët e skuadrës së Kamzës së bashku me trajnerin e tyre Perlat Musta protestonin ndaj gjyqtarit Bardhyl Pashaj, pasi sipas tyre gjykimi i tij i njëanshëm prishi ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e Superligës.

Të enjten do të luhet ndeshja tjetër Play Off, Kastrioti â€" Lushnja, sfidë kjo që do të vendosë skuadrën e fundit që do të ngjitet në Superligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›