Karim Benzema nuk do të largohet me 100%
Menaxheri
Një nga emrat e afruar me Interin është ai i Karim Benzemasë, sulmuesit francez të Realit të Madridit. Menaxheri i lojtarit thekson se nuk ka asnjë tratativë, madje, ai ka nënvizuar: “Nuk jam kontaktuar kurrë nga asnjë menaxher i Interit, as i skuadrave të tjera, por Karim nuk do të lëvizë nga Reali i Madridit, mund t’jua a siguroj këtë me 100%. Ndonjë trajner do të vijë në Spanjë dhe mund të besojë te talenti i djaloshit, që është një lojtar i nivelit botëror”. I kërkuar më parë nga Mançester Junajtid më pas nga Milani e Interi, francezi mund t’ju kthejë shpatullat të gjithëve.
#