E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu thyentabune 3 pike nefushen e Lacit

LAC- Skenderbeu ka marre fitoren e dyte ne transferte per kete sezon duke mposhtur 1-0 Lacin ne fushen e ketij te fundit. Goli i Vishajt ne minutat e fundit i ka dhene 3 piket korcareve te cilet nuk fitonin jashte fushe qe pas ndeshjes se pare kunder Beses.
Takimi i sotem ka qene teper i luftuar nga te dyja skuadrat te cilat kerkonin patjeter fitoren pas nje jave te mbushur me polemika per ceshtjen e orarit. Arbitri Lorenc Jemini ka anuluar dy gola nga nje per secilin ekip dhe ne te dy rastet per faull ndaj kundershtarit. Kur mendohej se ndeshja do te perfundonte ne barazim 0-0 Vishaj ka shenuar golin e vetem te takimit duke bere qe Skenderbeu te barazohet me pike me Dinamon ne krye te tabeles se renditjes. Blute do te kene nje transferte te veshtire te henen ndaj Kastriotit keshtu qe fitorja e korcareve e ka ndezur akoma me shume luften per titullin kampion.

Nderkohe ne takimin e pare te zhvilluar sot Bylisi ka arritur te fitoje 3-1 ndaj Beses e cila vinte ne kete ndeshje e pergjysmuar nga mungesat. Guy hapi serine e golave per ballshiotet ndersa kapiteni Dimo dyfishoi shume shpejt shifrat. Ne fundin e pjeses se pare Fjodor Xhafa realizoi edhe golin e nokautit per Besen e cila nuk ka bere thuajse asnje rezistence. Ne fraksionin e dyte kavajasit jane zgjuar dhe kane arritur te shkurtojne shume shpejt shifrat me ane te Cikalleshit me penallti por vetem kaq pasi deri ne fund rezultati nuk ka ndryshuar.
Nderkohe Flamurtari ka marre nje fitore te bujshme ne Shkoder duke mundur 3-1 Vllaznine vendase ne nje ndeshje te mbushur me emocione dhe spektakel. Per Mirel Josen ka qene nje rikthim i hidhur te kuqeblute qe e shohin veten ne krize. Jovanovic shenoi me penallti ne minuten e 29-te per Vllaznine pas nje rrezimi te Sinanit ne zone. 10 minuta me pas vlonjatet marrin nje 11-metersh qe Sakaj e shnderron ne gol. Ne pjesen e dyte Licaj dhe Daniel Xhafaj shenojne dy golat e nokautit per Vllaznine.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›