E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu, trajneri Ahmataj: Problemi ynë ishte… fusha

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj ka komentuar barazimin 1-1 të arritur në transfertë përballë Vorës në javën e 5-të të “Abissnet Superiore”.

“Skënderbeu u ndez vonë? Është e vërtetë. Nuk është se ne bëmë ndeshjen më të mirë në ditën e sotme, por në fillimin e lojës ndikoi shumë terreni. Ne jemi një skuadër që stërvitemi gjithë kohës në një fushë me bar dhe ndryshimi i terrenit është një problem për ne, pavarësisht se një ditë më parë bëmë stëvitje në një fushë sintetike”.

“Adaptimi me një fushë të tillë do kohë që të vijë. Po ta shikojmë e gjithë problematika vinte nga kontrolli i topit, humbja e kohës. Lojtarët i bënin kthesat ndoshta pak me vonesë, pra të gjitha këto ndikuan në lirshmërinë e skuadrës. Pastaj, ambjentimi vjen me kalimin e minutave dhe stabilizohet, por përsëri ne e dinim se problemi ynë do ishte fusha”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›