E Diel, 1 Nëntor 2026

Skllavëroi dhe përdori 3 vajza për seks, vetëvaret në burg ‘monstra’

SHBA- Ariel Castro, i njohur si ‘monstra i Cleveland’, i cili për 10 vite rrjesht ka mbajtur të burgosura në shtëpinë e tij 3 vajza duke i shfrytëzuar për seks i ka dhënë fund jetës në qelitë e burgut.

53-vjecari u dënua në gusht të këtij viti me 1.000 vite burg, nën akuzën e “grabitjes, përdhunimit dhe sekuestrimit të personave”.

Mjekët e burgut, ku ‘monstra i Cleveland’ vuante dënimin pasi e kanë gjetur të vetëvarur kanë tentuar ta sjellin në jetë duke i bërë frymëmarrje artificiale, por pa rezultat.

Viktima u transportua në Universitetin “Wexner Medical Center”, në shtetin e Ohajos, ku u deklarua i vdekur.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera FOTO: Skllavëroi dhe përdori 3 vajza për seks, vetëvaret në burg ‘monstra’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›