Cameron: Mungesa e reagimit amerikan nxit Assad për sulme të tjera
LONDËR- Kryeministri britanik, David Cameron u bëri sot thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës t'i kundërpërgjigjeshin regjimit sirian, duke ju frikësuar faktit se në mungesë të një reagimi mund të kryheshin të tjera sulme kimike nga regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad.
"Presidenti amerikan, Barack Obama vendosi një linjë të kuqe shumë të qartë duke theksuar se në rast të një sulmi masiv me armë kimike, duhej kundërvepruar", deklaroi kryeministri britanik përpara parlamentit.
"Sot ne e dijmë që regjimi sirian ka përdorur armë kimike të paktën 14 herë në kaluarën", theksoi ai.
"Mendoj se t'i kërkohet presidentit të SHBA i cili vendosi këtë linjë të kuqe duke paralajmëruar kundërveprim do të ishte shumë e rrezikshme", nënvizoi Cameron.
"Mendoj se pas kësaj do të shohim të tjera sulme me armë kimike të kryera nga regjimi", paralajmëroi ai.
(e.m/ata/BalkanWeb)