E Diel, 1 Nëntor 2026

Skoci jep doreheqjen ministri i Transporteve

Ministri skocez i Transporteve Stjuart Stivenson dha doreheqjen sepse nuk menaxhoi sic duhet problemet e trafikut te shkaktuar nga debora.
Ne fillim te kesaj jave si pasoje e uljes se menjehershme te temperaturave shume prej rrugeve te Skocise u bllokuan nga debora dhe akulli duke shkaktuar nje kaos te vertete qe rezultoi me mbylljen e aeroportit bllokimin e trafikut rrugor dhe atij hekurudhor. Mijera makina u braktisen ne rruge ndersa qindra persona mbeten te bllokuar brenda automjeteve te tyre.

Prej disa ditesh Stivenson ishte ne presionin e doreheqjes.Ne letren e largimitai pranoi se duhet te kishte bere me shume per ti garantuar siguri publikut i gjetur perballe nje sere rrethanash te veshtira e te frikshme.

Kryeministri Aleks Salmond e pranoi me keqardhje doreheqjen e tij.Posti i Ministrit te Transportit do ti kaloje perkohesisht sekretarit te Financave Xhon Suinej deri ne emerimin e ministrit te ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›