Skols: Është koha për t’i lënë vendin talenteve
Mançester - Pol Skols deklaron se do të luajë edhe një sezon tjetër me Mançester Junaited përpara se të varë këpucët në gozhdë. Mesfushori luan prej kohësh me skuadrën kampione të Anglisë, dhe në këto vite ai ka arritur të fitojë gjithçka nën urdhrat e Sër Aleks Fergusonit.
Mesfushori Skols është i mendimit se tek Junaited është koha për t’i lënë vendin talenteve të reja, të cilët mund të japin më shumë për emrin e kësaj skuadre. Finalja e Ligës së Kampioneve, e cila do të zhvillohet nesër në Romë mes Barcelonës dhe Mançesterit, është një shans tjetër për Skolsin, pas trofeve që ka fituar në vitin 1999 dhe 2008.